
Alpinistja e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të tokës, Everest 8848, Uta Ibrahimi ka nisur fushatën për projektin më të ri të titulluar “14 Majat e Himalajeve”.
Pasi ka ngjitur dy majat më të larta në botë, Majen e Everestit (8,848m) dhe Majen Manasulu (8,163m) Uta planifikon që deri në 2023-tën të ngjitë edhe 12 maja të tjera, një plan ky shumë ambicioz dhe i vështirë pasi pak alpinistë në botë kanë tentuar me sukses pushtimin e 14-të majave të Himalajeve.
Ekspedita për pushtimin e 14 Majave në Himalaje fillon zyrtarisht me ngjitjen në majen Lhotce (8516m) Prill – Maj 2018 dhe pastaj K2 (8,611m) Korrik – Gusht 2018.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues nga shoqata bjeshkatare “Pashtriku” Skender Sina, Teuta Bicaj nga Federata Bjeshkatare Alpine e Kosovës dhe Xhimi Begeja nga Shoqata Dajti.
Në përkrahje të Utës ishin edhe edhe kolegë dhe bashkëpunëtor të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj kampanje.
Kjo fushatë po realizohet në bashkëpunim me organizatën ‘Kosova Ideas’ dhe për qëllim ka mbledhjen e një pjese të fondeve për realizimin e 12 ekspeditave të tjera në Himalaje.
U lancua edhe videoja e cila u realizua në përkrahje të njerëzve profesional, Jonada Jashari – regjisore, Samir Karahoda – Drejtor i fotografisë, Ujkan Hysaj – Post Produksion,
Dritëro Nikqi – Audio, Driada Matoshi – PR, Christine Devlin – Asistente si dhe Vigan Hoxha – Koordinator.