Utah Jazz mposht Lakers – rezultatet në NBA

Utah Jazz mposht Lakers – rezultatet në NBA

Utah Jazz mposhti dje vonë kampionët në fuqi të Los Angeles Lakers me rezultatin 114:89, njofton Insajderi.

Rudy Gobert dhe Jordan Clarkson që të dy shënuan nga 18 pikë ndërsa Bojan Bogdanovic shënoi 15 pikë për Jazz.

Mike Conley shënoi 14 pikë, tetë kërcime dhe tetë asiste ndërsa Donovan Mitchell regjistroi një “double-double” me 13 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asiste për ekipin vendas.

Për vizitorët, LeBron James kishte 19 pikë kurse Montrzel Harrell shënoi 16 pikë.

Pasi kanë humbur katër ndeshje radhazi, Lakersat kanë 22 fitore dhe 11 humbje.

Skuadra e Jazz-it kryeson tabelën e Konferencës Perëndimore me 26 fitore dhe gjashtë humbje. Ata shënuan fitoren e nëntë nga 10 ndeshjet e fundit.

Booker zëvendëson Davisin e dëmtuar nga formacioni All-Star

Ndërkohë, mbrojtësi i Phoenix Suns, Devin Booker u zgjodh nga Komisionari i NBA-së, Adam Silver që të luajë për ekipin All-Star të Konferencës Perëndimore në Lojën All-Star të NBA 2021.

Ai do të zëvendësojë sulmuesin e dëmtuar të Los Angeles Lakers, Anthony Davis, i cili pësoi një tendosje të muskulit të këmbës së djathtë më 14 shkurt.

Rezultatet:

Indiana Pacers – Golden State Warriors 107:111

Atlanta Hawks – Boston Celtics 127:112

Cleveland Cavaliers – Houston Rockets 112:96

Miami Heat – Toronto Raptors 116:108

Chicago Bulls – Minnesota Timberwolves 133:126 (koha shtesë)

New Orleans Pelicans – Detroit Pistons 128:118

Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 102:99

Phoenix Suns – Charlotte Hornets 121:124

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 114:89

/Insajderi.com