
Myrto Uzuni vazhdon të shënojë me Ferencvaros në kampionatin hungarez, njofton Insajderi.
Të njëjtën gjë sulmuesi nga Berati ka bërë edhe ditën e sotme, ku ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar për Ferencvaros në minutën e 25-të, me anë të një penalltie, ku u tregua i saktë.
Ky është goli i katërt sezonal për Uzunin në kampionat me skuadrën hungareze, me Ferencvarosin që duket me një dorë te titulli kampion, pasi janë shkëputur 10 pikë nga ndjekësit. /Insajderi.com