Vaji i arganit kushton deri në 300 dollarë për litër – pse është kaq i shtrenjtë?

Vaji i arganit kushton deri në 300 dollarë për litër – pse është kaq i shtrenjtë?

Vaji i arganit mund të kushtojë deri 300 dollarë për litër, duke e bërë atë vajin më të shtrenjtë në botë që është i sigurt edhe për konsumim.

Vetëm 20 vjet më parë, megjithatë, prodhimi i vajit të arganit ishte i izoluar në fshatrat lokale në Marok, me shitje ndërkombëtare praktikisht inekzistente. Por që nga ajo kohë, formimi i kooperativave të drejtuara nga gratë ka shndërruar prodhimin në një industri miliarda dollarëshe, njofton Insaderi.

Vaji i arganit përdoret kryesisht në produktet kozmetike të nivelit të lartë dhe kuzhinën marokene. Vaji vjen nga fara e pemës së arganit, natyror vetëm në rripin e ngushtë të gjysmë-shkretëtirës midis bregdetit Atlantik të Marokut dhe Maleve të Atlasit. Amazigh, njerëzit e Afrikës së Veriut kanë përdorur farërat e arganit me shekuj, dhe metodat për krijimin e këtij vaji të kushtueshëm nuk kanë ndryshuar në vite.

Faza e parë e prodhimit është mbledhja. Duhet që ajo të piqet dhe të bjerë në tokë, dhe ngjyra e saj kthehet në kafe.

Pasi të mblidhen, frutat e arganit thahen në diell para se të qërohen, atëherë duhet të plasaritet për të marrë brenda bërthamën e pasur me vaj.

Kjo është një fazë e vështirë. Jo çdokush mund ta thyejë këtë arrë, sepse duhet të dini teknikën për ta thyer atë në mënyrë korrekte për të ruajtur strukturën e arrës. Për të përftuar një litër vaj argani, duhen 40 kilogramë fruta, ose rreth 20 kilogramë arra.7

Faza tjetër është bluarja e arrave të arganit e cila bëhet me dorë.

Vaji i arganit nuk është si vajrat e tjerë. Cilësia më e mirë njihet si “ari i kuq” sepse është shumë i shtrenjtë. Vaji i arganit kërkon shumë përpjekje për të prodhuar. Që një grua të prodhojë një litër vaj argan, do t’i duheshin afro 24 orë ose më shumë. /Insajderi.com

Burimi: Business Insider