Vajza 14 vjeçare dhunohet dhe filmohet nga pacientë me COVID-19

Vajza 14 vjeçare dhunohet dhe filmohet nga pacientë me COVID-19

Një vajzë 14 vjeçare është dhunuar nga një pacient përderisa shoku i tij e ka filmuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër të karantinës në Indi raportojnë policët.

Viktima dhe të dy burrat janë testuar pozitiv me virus dhe po qëndronin në një hapësirë që përdorej si karantinë, ku ishin të vendosura 10.000 shtretër, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Policia raportoi që të tre kishin simptoma të mesme të virusit.

Vajza kishte një periudhë prej një jave që po qëndronte në qendrën e karantinës, ishte në banjo kur u sulmua prej dy djemve .

Dhunimi u raportua në polici pasi vajza i tregoi një të afërmi për sulmin.

Shefi i policisë Parvinder Singh tha: “Të akuzuarit janë arrestuar dhe do të qëndrojnë në kujdes institucional  derisa të e kalojnë infeksionin.”/Insajderi.com