Vajza 9-vjeçare zhduket derisa ishte në një dasmë

Vajza 9-vjeçare zhduket derisa ishte në një dasmë

Një burrë është arrestuar nga policia franceze dhe po hetohet për zhdukjen e një vajze nëntë vjeçare në një dasmë në rajonin lindor të Isère herët të dielën.

Prokurori ka thënë se 34-vjeçari ishte mysafir në një dasmë, raporton gazeta Dauphiné Libéré.

I dyshuari kishte dhënë një dëshmi të paqëndrueshme për vendndodhjen e tij.

Maëlys de Araujo u pa për herë të fundit në ora 03:00 në një zonë fëmijësh në një sallë në Pont-de-Beauvoisin.

Burri i arrestuar është i njohur për policinë dhe shtëpia e tij është kontrolluar, raporton BFMTV.

Maëlys kishte shkuar në dasmë me prindërit e saj dhe me motrën më të madhe, si dhe me anëtarët e tjerë të familjes së saj. DJ ngriti alarmin kur ajo u raportua e humbur dhe 180 të ftuar u përpoqën ta gjejnë atë para se të thirret policia dhe të fillojë kërkimi.

Ekipet e policisë lokale, kërkim-shpëtimit, zhytësit dhe hulumtuesit e shpellave kanë kërkuar në zonën e pyllëzuar, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të saj.

Qentë nuhatës e humbën aromën nga lodrat e buta të Maëlys në një park makinash afër vendit të dasmës, njoftoi AFP, duke sugjeruar se ajo mund të ishte rrëmbyer me makinë.

Policia ka intervistuar shumë nga mysafirët e dasmës, si dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në dy evente të tjera aty pranë.

Kërkimi po vazhdon edhe të enjten, por një polic i tha televizionit francez se gjasat për të gjetur ndonjë gjurmë po bëhen gjithnjë e më të pakta.