“Vaksina e Covid 19 mund të mos funksionojë për të gjithë”

“Vaksina  e Covid 19 mund të mos funksionojë për të gjithë”

Kryetarja e Taskforcës së Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar Kate Bingham, tha të martën se gjenerata e parë e vaksinave COVID-19 “ka të ngjarë të jetë e papërsosur” dhe se ato “mund të mos funksionojnë për të gjithë”, duke ulur pritshmëritë për zbulimin e një vaksine “perfektë”, njofton Insajderi.

“Sidoqoftë, ne nuk e dimë që do të kemi kurrë një vaksinë. Është e rëndësishme të ruhemi nga vetëkënaqësia dhe mbi-optimizmi”, shkroi Bingham në një pjesë të botuar në revistën mjekësore Lancet.

“Brezi i parë i vaksinave ka të ngjarë të jetë i papërsosur dhe ne duhet të jemi të përgatitur që ato mund të mos parandalojnë infeksionin, por të zvogëlojnë simptomat, por edhe atëherë, mund të mos funksionojnë për të gjithë ose për shumë kohë”, shtoi ajo./Insajderi.com.