Vaksina e Covid 19 në fund të këtij viti?

Vaksina e Covid 19 në fund të këtij viti?

Zbulimi i vaksinës, është bërë prioritet në botë, që nga koha e shfaqjes së Covid 19 dhe e gjithë bota, ka sytë drejt Amerikës, duke shpresuar se shkencëtaret amerikanë do të zbulojnë më në fund një formulë të suksesshme dhe eksperti amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci, ka dhënë një shpresë, duke thënë se një vaksinë e sigurt mund të përdoret në fund të këtij viti ose fillim të vitit tjetër.

“Nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë dozat e para të sigurta dhe efikase të vaksinës amerikane kundër COVID-19 do të vihen në dispozicion për disa kategori në fund të dhjetorit apo fillim të janarit”, raporton agjencia Reuters të ketë thënë Fauci, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion për amerikanët që hyjnë në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga coronavirusi.

Ai ka thënë se rezultatet fillestare të testimeve të vaksinave pritet të dalin në javët në vijim. Kompanitë kanë filluar fazën e fundit të testimeve klinike në fund të korrikut, me dhjetëramijëra persona duke marrë pjesë në çdo testim./Insajderi.com.