Vaksina Moderna kundër COVID-19 funksionon edhe kundër varianteve të reja, me infeksion më të madh, të virusit, shkruan BBC, njofton Insjaderi.
Këto gjetje janë bërë nga testimet në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut thonë farmacistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas testimit në laborator, shihet se anti-trupat e shfaqur pas vaksinës mund t’i njohin dhe t’i luftojnë edhe variantet e reja të virusit.
Variantet e reja është parë që po përhapen më shpejt në shumë shtetet të botës.
Sipas ekspertëve, këto variante kanë pësuar mutacione dhe tani mund t’i injektojnë njerëzit shumë më shpejt.
Sipas të thënave, variantet e reja janë deri në 70 për qind më të shpejta në infektim./Insajderi.com