Vaksina Moderna mund të shkaktojë efekte anësore për ata me mbushës në fytyrë

Vaksina Moderna mund të shkaktojë efekte anësore për ata me mbushës në fytyrë

Njerëzit me mbushës kozmetikë të fytyrës mund të përjetojnë ënjtje dhe inflamacion me një nga vaksinat e Coronavirusit, vuri në dukje komiteti këshillues i FDA-s, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë që kishin mbushës kanë përjetuar tashmë efekte anësore. Një dermatolog me bazë në Kaliforni tha se reagimi ishte imunologjik, raportoi ABC7 të enjten.

“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur merrni një vaksinë, kështu duhet të funksionojë”, tha Dr. Shirley Chi, i cili vuri në dukje se efektet anësore u trajtuan lehtësisht nga personeli mjekësor.

“Kështu që ka kuptim që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku nuk ka ndonjë substancë që është e natyrshme për trupin”.

Ajo tha, megjithatë, se efektet anësore nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të marrin vaksinën.

“Në këto raste të gjithë pacientët kishin ënjtje dhe inflamacion në zonën që kanë mbushës”, tha Chi.

“Një çift i pacientëve kishin bërë mbushje në faqe gjashtë muaj para vaksinës së tyre dhe një pacienti kishte bërë mbushës buzësh dy ditë pas vaksinës. Të gjithë u trajtuan me steroide dhe anti-histaminë dhe të gjitha reagimet e tyre u qetësuan”.

Rezultatet e hershme të studimeve të mëdha, ende të papërfunduara tregojnë se të dy vaksinat duken të sigurta dhe fort mbrojtëse, megjithëse Moderna është më e lehtë për t’u trajtuar pasi nuk ka nevojë të ruhet në temperatura ultra të ngrira. /Insajderi.com