Ekzistojnë 10 përbërës në vaksinat e Pfizer për Coronavirus. Përkundër disa teorive të konspiracionit që qarkullojnë në internet, një mikroçip gjurmues i mbjellë nga qeveria për të mbikëqyrur lëvizjet e popullit nuk është njëri nga ata, shkruan Neë York Times, transmeton Insajderi.
Përbërësi aktiv është një molekulë e quajtur ARN transmetues, ose mARN, e cila përmban udhëzime gjenetike për një proteinë Coronavirus të quajtur thumb.
ARNi udhëzon qelizat njerëzore të prodhojnë thumba. Kjo e ndihmon trupin të mësojë një nga tiparet e virusit, në mënyrë që virusi të identifikohet dhe të shkatërrohet nëse përpiqet të krijojë një infeksion.
Më poshtë gjeni të listuar pjesën tjetër të përbërësve:
- Katër lipide: Tre me emra kimikisht të ndërlikuar që formojnë një flluskë mbrojtëse të yndyrshme, rreth mARN dhe kolesterolit.
- Sakarozë: (sheqer)
- Katër kripëra: klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, dihidrat bazik fosfati natriumi dhe klorur natriumi (kripa e tryezës).
Asnjë nga këta përbërës nuk përmbajnë ose ngjajnë me mikroçipa.
Këto janë kimikate të zakonshme që gjenden në një larmi trajtimesh dhe vaksinash që përdoren prej kohësh. Kripërat në vaksinë ndihmojnë në përputhjen e përmbajtjes së saj me mjedisin e trupit të njeriut, i cili përmban përzierjen e vet të kripërave natyrore. /Insajderi.com