E krijuar nga mjekët rus, vaksina e quajtur “Sputnik V”, ka krijuar efekte anësore, sipas ministrit rus të Shëndetësisë, raporton Top Chanel, transmeton Insajderi.
Në fillim, me daljen e kësaj vaksine, Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vaksina “funksionon me mjaft efektivitet”, pa dhënë detaje më tepër për studimin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ruse, një në shtatë persona që ishin vullnetarë të provës së vaksinës, kanë treguar efekte anësore.
Mikhail Murashko tha se tani, mbi 300 nga 40,000 vullnetarë të njoftuar janë vaksinuar me Sputnik V. Ai shtoi se rreth 14% janë ankuar për dobësi, dhimbje muskulore për 24 orë dhe një rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit. /Insajderi.com