Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje për vaksinim, duke thënë se është “e vetmja rrugë për vendosjen e pandemisë nën kontroll”.
Po ashtu, përmes vaksinimit, sipas tij parandalohen hospitalizimet e pacientëve dhe rastet me fatalitet.
Në një postim në Facebook, Rukiqi ka shkruar se s’është zgjidhje mbyllja e bizneseve e gjobitja e tyre me shuma “marramendëse”.
“Vaksinimi, vaksinimi dhe vetëm vaksinimi është rruga për vendosjen e pandemisë nën kontroll dhe për të parandaluar hospitalizimet dhe rastet me fatalitet, e jo mbyllja e bizneseve dhe gjobat marramendëse (të bazuara në interpretime të lira të inspektorëve)”, thuhet në postimin e tij.
Reagimi i kreut të OEK-së vjen pasi të enjten mbrëma u raportua se disa lokale në Prishtinë janë gjobitur deri në dy mijë euro nga Inspektorati i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policisë së Kosovës./Insajderi.com