Vala e re e Covid 19 – Macron paralajmëron masa të reja

Vala e re e Covid 19 – Macron paralajmëron masa të reja

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të ketë orë policore gjatë natës në Paris dhe tetë qytete të tjera, duke u munduar ta frenojnë përhapjen e shpejtë të coronavirusit, njofton Insajderi.

Masat do të jenë: izolimi nga 21:00 në 06:00 kjo do të hyjë në fuqi nga e Shtuna dhe do të zgjas për të paktën katër javë, tha Z. Macron në një intervistë televizive.

“Ne duhet të veprojmë. Ne duhet të vendosim një frenim në përhapjen e virusit,” Nuk ishte koha për “shoqëri”, duke thënë se virusi po përhapet në ahengje dhe “mbrëmje festive” tha ai, duke e përmbyllur me një lutje për qytetarët e tij:
“Mesazhi që unë dua të dërgoj këtë mbrëmje është se kam nevojë për secilin prej jush, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, për të gjetur zgjidhje, Ne do ta kalojmë këtë së bashku.”

Të mërkurën u konfirmuan rreth 22,951 raste të Covid-19, sipas emërgjencës te shëndetit publik

Në të gjithë Evropën, qeveritë po futin kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.

Një bllokim i pjesshëm ka hyrë në fuqi në Holandë, kafenetë dhe restorantet po mbyllen, gjithashtu edhe rajoni veri-lindor i Spanjës i Katalonjës tha se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë nga e enjtja.

Republika Çeke ka mbyllur shkollat ​​dhe baret, sipas të dhënave ajo ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, me 581.3 raste për 100,000 njerëz.

Qeveria irlandeze njoftoi një ndalim të vizitave në shtëpi nga e enjtja./Insajderi.com.