Valenci e ndal në barazim Barcelonën në ‘Camp Nou’

Valenci e ndal në barazim Barcelonën në ‘Camp Nou’

Në javën e 14-të në La Liga, Barcelona është ndalur në një barazim 2:2 me Valencia-n, njofton Insajderi.

Të parët kaluan në epërsi ishin mysafirët, me anë të Mouctar Diakhaby, i cili shënoi në minutën e 30-të në ndeshje.

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Messi godet nga pika e bardhë, por goditjen e priti Jaume, ndërsa topi shkoi te Jordi Alba i cili gjeti të lirë Messi-n, që realizoi me kokë. Ky ishte goli i 643 me një klub, duke barazuar legjendën braziliane Pele.

Në pjesën e dytë, vendasit kaluan në epërsi me Ronald Araujo (52’), dersa në të 69-tën minutë, mysafirët barazuan rezultatin me Maximiliano Gomez. Kështu u vendos derbi në La Liga.

Me këtë pikë, Barcelona bënë hap mbrapa në luftën për të kapur kreun, pasi ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë, tetë më pak se lideri Atletico Madrid që gjatë të shtunës ka mposhtur 3:1 ekipin e Elche-s.

Valencia me këtë pikë, ngritët në vendin e 12 me 15 pikë. /Insajderi.com