![Valencia e Barcelona ndajnë pikët në “Mestalla” [Video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/11/suarez-valenciaa-730x440.jpg)
Takimi në mes të Valencias e Barcelonës ka përfunduar pa fitues.
Kryendeshja e javës së 13-të në kampionatin spanjoll, ajo në mes të Valencias e Barcelonës, ka përfunduar baras 1:1.
Në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 13-të të La Ligas, të luajtur në “Mestalla”, Valencia e ndali në barazim Barcelonën, të dytin këtë edicion.
Barcelona u duk se kaloi në epërsi me golin e Leo Messit, top i të cilit dukshëm kaloi vijën e portës, por që nuk u pa nga gjyqtarët.
Në pjesën e dytë, Valencia kaloi në epërsi me golin e Rodrigo Moreno, të shënuar në minutën e 60-të të takimit.
Për Barcelonën barazoi Jordi Alba në minutën e 82-të, për rezultatin përfundimtar 1:1, duke i siguruar një pikë skuadrës së Ernesto Valverdes.
Barcelona me këtë barazim vazhdon kryesimin e La Ligas me gjithsej 35 pikë, derisa me 4 pikë më pak Valencia renditet në pozitën e dytë. /Insajderi
https://www.youtube.com/watch?v=CMQhO0RB7ro
https://www.youtube.com/watch?v=0FVGmYBNcos