Valencia shkarkon Javi Gracia nga posti i trajnerit

Valencia shkarkon Javi Gracia nga posti i trajnerit

Javi Gracia është shkarkuar nga posti i trajnerit të Valencias, njofton Insajderi.

Valencia zyrtarizoi shkarkimin e spanjollit, ndërsa zëvendësuesi i tij do të jetë, Voro González, i cili zhvilloi seancën e parë stërvitore.

Gracia nuk është më trajner i Valencias. Ai pas 38 ndeshjeve, ka regjistrua 11 fitore, 12 barazime dhe 15 humbje, teksa disfata natën e mbrëmshme në shtëpi nga Barcelona ishte fatale për teknikun Gracia.

Kur kanë mbetur të zhvillohen edhe katër ndeshje, Valencia gjenden në pozitën e 14 me 36 pikë në La Liga, akoma nuk ka siguruar mbijetesën në elitën spanjolle të futbollit. /Insajderi.com