
Valmir Sulejmani ka shënuar në suksesin e Hannover-it kundër Braunschweig në Bundesligën e dytë gjermane në shifrat 1-2, njofton Insajderi.
Futbollisti shqiptar solli baraspeshën në minutën e 33-të të takimit, duke mbyllur një realizim disi të çuditshëm.
Pas një gjuajtje të fortë nga shoku i ekipit që kishte gabuar tërësisht drejtimin e portës, Sulejmani arrin që t’i jap kthesën e duhur sferës me kokë, pavarësisht forcës së madhe të topit që vinte nga predha e distancës. /Insajderi.com
🇽🇰🇩🇪| 34’ VALMIR SULEJMANI GOAL ⚽️ pic.twitter.com/NJBQQF5c2G
— Dardanian Football (@DardanianFooty) February 6, 2021