Valmir Sulejmani shënon gol për Hannover-in në Bundesligën e dytë gjermane

Valmir Sulejmani shënon gol për Hannover-in në Bundesligën e dytë gjermane

Valmir Sulejmani ka shënuar në suksesin e Hannover-it kundër Braunschweig në Bundesligën e dytë gjermane në shifrat 1-2, njofton Insajderi.

Futbollisti shqiptar solli baraspeshën në minutën e 33-të të takimit, duke mbyllur një realizim disi të çuditshëm.

Pas një gjuajtje të fortë nga shoku i ekipit që kishte gabuar tërësisht drejtimin e portës, Sulejmani arrin që t’i jap kthesën e duhur sferës me kokë, pavarësisht forcës së madhe të topit që vinte nga predha e distancës. /Insajderi.com