Valmir Veliu: Do të kthehem më i fuqishëm me emrin e Zotit

Valmir Veliu: Do të kthehem më i fuqishëm me emrin e Zotit

Në ndeshjen derbi të javës së 31-të në Superligë, Prishtina – Llapi, vëmendjen më të madhe e morri lëndimi i futbollistit Valmir Veliu.

Pas një përplasje me mesfushorin Diar Miftaraj, Veliu humbi ndjenjat dhe stafi mjekësor duke përfshirë edhe doktorin e Kombëtares së Kosovës, Murat Berisha, punoi që t’ia kthente gjuhën Veliut.

Tani ai është në gjendje të mirë dhe për herë të parë ka folur pas lëndimit.

“Ju falënderoj shumë krejt juve qka më keni qëndru afër në këto momente. Sidomos stafin mjeksor duke fillu prej atij te KF Llapi  e të gjithë të tjerëve sidomos doktorin e nderuar të kombëtares Dr. Murat Berisha.

Pastaj të gjithë ata tifozë që pa ndal e brohoritën emrin tim dhe gjithë ata që me mesazhet e tyre, mua edhe familjen time e bonën me u ndi se sjemi vetë edhe në këto momente.  Faleminderit prej te gjithve për përkrahjen do të kthehem më i fuqishem me emrin e Zotit” ka deklaruar Veliu për Indeksonline.

Mesfushori i Kombëtares U19 të Kosovës ka bërë të ditur që sot do të lirohet nga spitali, megjithatë ende nuk e di se kur do të jetë në gjendje për të ju kthyer futbollit.