Valon Behrami rezulton pozitiv me Covid 19

Valon Behrami rezulton pozitiv me Covid 19

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami, është në mesin e 11 lojtarëve dhe personelit që janë testuar pozitivë të Genoa me COVID-19, ndërsa në këtë listë janë edhe dy prurjet e reja të kësaj skuadre si: Marko Pjaca dhe Davide Zappacosta.

Njoftimin e ka bërë vet lubi i Genoas ku ka treguar se 11 persona nga ekipi, janë testuar pozitivisht, duke përshirë: Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schöne, Davide Zappacosta, ndërsa Valon Behrami ka rezultuar pozitiv sot(30 shtator) në mbrëmje, transmeton Insajderi.

Kurse nga stafi pozitivë kanë rezultuar: Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso të cilët po ashtu kanë pasur kontakt me virusin.

Perin dhe Schone janë të vetmit lojtarë që janë testuar pozitivë në COVID-19 para ndeshjes të së dielës me Napolin në San Paolo.

Ndërsa, sot, Napoli ka lajmëruar se e tërë skuadra është testuar negativë, por COVID-19 shpesh ka një periudhë të gjatë inkubimi, kështu që teste të tjera do ju duhet të bëjnë para ndeshje me Juventusit në Serie A./Insajderi.com.