Vamir Sulejmani shënon gol për Hannover-in

Vamir Sulejmani shënon gol për Hannover-in

Hannover ka mposhtur me shifrat 2:0 skuadrën e Bochum. Në ndeshjen e luajtur të martën ka qenë protagonist edhe një futbollist shqiptar. Atëherë kur kronometri shënonte vetëm 92” sekonda lojë, Valmir Sulejmani me një goditje brenda zone përballë portierit gjen menjëherë rrugën e rrjetës, njofton Insajderi.

Sulmuesi 24 vjeçar kalon kështu në një avantazh shumë të shpejtë ekipin e tij, duke i dhënë një tjetër natyrë ndeshjes. Më pas ishte Duksh ai i cili tundi sërish rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi rezultatin final.

Kjo ishte java e 12-të e Bundesligës 2 të Gjermanisë, ku Hannoveri e gjen veten në vendi ne 11 të tabelës me 16 pikë, pas një nisjeje jo të mirë të sezonit. /Insajderi.com