Ndodhi ajo që në fakt pritej, Wolfsburg eleminohet në tavolinë nga Kupa e Gjermanisë, shkruan Shqip.com.
Edhe pse fituan me rezultat 3-1 kundër Preussen Munster, pak ditë më parë, “Ujqërit” nuk mund të vazhdojnë më tej në këtë garë.
Faji për këtë eleminim është i stafit teknik të klubit në krye me trajnerin, Mark van Bommel.
Tekniku holandez kreu gjithsej gjashtë zëvendësime, një më shumë nga çka parashihte rregullorja: tre në kohën e rregullt dhe tre në shtesë.
Kjo gjë kishte ndodhur edhe më parë, por në Kupën e Italisë në ndeshjen mes Romës dhe Spezias, kur trajneri i atëhershëm i “Giallorossëve”, Paulo Fonseca bëri gjashtë zëvendësime, gjë që i kushtoi klubit nga kryeqyteti italian me eleminim.
Tashmë vendimi për eleminimin e Wolfsburgut është marrë nga Federata e Futbollit të Gjermanisë.
Mediat në gjermani kanë sulmuar ashpër van Bommel, duke e etiketuar atë edhe si “injorant” sa i përket rregullave të lojës.
Në raundit tjetër të Kupës së Gjermanisë, tani Preussen Munster do të përballet me Hamburgun. /Insajderi.com