
Ardhja e Donney van de Beek në Manchester United nuk nënkupton fundin e Paul Pogbas në United, ka thënë Rene Meulensteen, ish-asistenti i Sir Alex Ferguson.
Sipas tij në ekipin e Djajve ka vend për disa lojtarë që kanë rolin e “playmaker”.
“Mendoj se ka pasur shumë spekulime në dy sezonet e kaluara”, tha Meulensteen talkSPORT, duke iu referuar të ardhmes së Pogbas, njofton Insajderi.
“Por, në sezonin e fundit Ole e bëri të qartë se ai dëshiron ta mbajë Pogban. Tani nuk jam i sigurt se a do të qëndrojë apo do të largohet”.
Jam 100 për qind i sigurtë se ata (Pogba dhe Van de Beek) do të mund të luajnë së bashku dhe atë shumë shumë mirë”./Insajderi.com