Van de Beek në radarin e klubit spanjoll

Van de Beek në radarin e klubit spanjoll

Mesfushori i Manchester United, Donny Van de Beek është në radarin e Barcelonës, transmeton Insajderi.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori është në radarin e transferimeve të katalanasve për këtë verë.

Blaugranët pritet të fillojnë lëvizjet e para për transferimin e tij sapo të kenë rregulluar financat në klub, në të cilat janë duke qaluar tash e sa kohë.

24-vjeçari është i pakënaqur te skuadra angleze, pasi është aktivizuar për shumë pak ndeshje me “Djajtë e Kuq” gjatë edicionit të kaluar.

Ai kompletoi transferimin e tij tek United në vitin 2020 nga Ajax për shumën e 39 milion eurove./Insajderi.com