Van de Beek nuk është i lumtur në United thotë De Boer

Van de Beek nuk është i lumtur në United thotë De Boer

Donny van de Beek “nuk është i lumtur” në Manchester United, por megjithatë “nuk po bën panik”, për situatën e tij, sipas Frank de Boer, i cili insiston se lojtari që kushtoi mbi 50 milionë euro nuk ka hequr dorë nga karriera e tij në Old Traford ende, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Van de Beek nuk ka pasur mundësi deri tani ta sigurojë një vend në 11-shen e parë të Ole Gunnar Solskjaer, prejse erdhi ne Angli nga Ajaxi në shtator.

Është raportuar se holandezi tashmë ka kërkuar një largim nga United në mungesë të minutave në fushë, por De Boer beson në suksesin e tij në Premier Ligë./Insajderi.com