Van Djak: Do të kthehem më i fuqishëm se kurrë

Van Djak: Do të kthehem më i fuqishëm se kurrë

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Djak ka pësuar një lëndim në derbin lokal kundër Liverpoolit.

Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 2 me 2, njofton Insajderi.

Por, rreziku ekziston që “ai mund ta humbë gjithë sezonin 2020/2021.

Pas këtij lëndimi ka ardhur reagimi i mbrojtësit ku ka thënë se “do të kthehet më i fortë se kurrë”.

“Jam tërësish i fokusuar te shërimi im dhe do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejtë që është e mundur”.

“Përkundër zhgënjimit të dukshëm, jam shumë besimtar dhe së bashku me vështirësitë qëndron edhe mundësia dhe me ndihmën e Zotit do të kthehem më i mirë, më në formë dhe i më i fortë se më parë”, ka shkruar mes tjerash 29-vjeçari në Twitter.

“Në futboll, si në jetë, besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe është e rëndësishme të përpiqesh të mbash kokën në baraspeshë, qoftë kur je duke u ngritur apo duke rënë”.

“Me ndihmën e gruas time, fëmijëve, familjes dhe të gjithëve të Liverpooli, jam i gatshëm për sfidën që kam përpara”, ka shkruar mes tjerash në rrjetet sociale.  /Insajderi.com