Van Persie dëshironte të kthehej në Arsenal

Van Persie dëshironte të kthehej në Arsenal

Arsene Wenger ka treguar se Robin van Persie e kishte kontaktuar atë personalisht për një rikthim tek Arsenal në vitin 2015, por ai e refuzoi.

Van Persie u kthye në një prej figurave më të urryera nga fansat e Arsenal pasi ai u transferua tek rivalët e tyre kryesor Manchester United, në verën e vitit 2012.

Holandezi luajti një rol kyq në sezonin e parë të tij tek United, duke qenë golashënuesi më i mirë në Ligën Premier dhe duke fituar titullin kampion. Por dy vite pas pensionimit të Sir Alex Ferguson, ai ishte duke kërkuar një klub të ri pasi që Van Gaal i tregoi se ai nuk është pjesë e planeve të tij. Dhe ishte pikërisht ky moment kur Van Persie e kapi telefonin e tij dhe e kontaktoi ish-trajnerin, Arsene Wenger, raporton Insajderi.

“Van Persie luajti një rol kyç në sezonin e parë të tij tek United, duke ia fituar titullin atyre. Por pas tre viteve tek Djajtë e Kuq, Van Gaal vendosi ta shes atë. Dhe ishte ky momenti kur Robin më kontaktoi dhe më tregoi dëshirën e tij që të rikthehej në Arsenal, por kjo ishte e pamundur pasi që ai ishte në fund të karrierës së tij dhe ne ishim të fokusuar të investojmë vetëm në lojtarë të rijnë.”- u shpreh Wenger./Insajderi.com.