Van Persie: Isha një hap larg Juventus-it

Van Persie: Isha një hap larg Juventus-it

Arsenal po kalon një moment mjaft të vështirë, teksa ndodhen në vendin e 15-të në kampionat. “Topçinjtë” e nisën mjaft mirë sezonin, por kanë pësuar shumë rezultate mjaft negative në javët e kaluara. Por problemi i Arsenalit është më i hershëm, pasi nuk arrijnë te fitojnë një trofe që nga viti 2004, kur në këtë ekip luante një yll si Thierry Henry, njofton Insajderi.

Këtë e ka pranuar dhe ish – lojtari i kësaj skuadre dhe i Manchester United, Robin Van Persie, i cili u shpreh se përkundër premtimeve të klubit kishte besimin se ky klub nuk mund të fitojë trofe. Gjithashtu holandezi deklaroi se ishte në bisedime me Juventusin, por kontrata nuk u arrit të shkruhej.

“Një ditë presidenti erdhi pranë meje dhe më tregoi numrat e suksesshëm të skuadrës, por unë ndjeja se skuadra nuk mund të luftonte për rezultate të mira. I thashë se isha i interesuar vetëm për tituj. Mendova të largohesha nga Anglia dhe isha një hap larg Juventusit. Por presidenti kishte probleme me “bardhezinjtë” dhe marrëveshja nuk u arrit. Gjithashtu i sugjerova dhe Wengerit të blinte Chiellinin, por as kjo nuk u arrit. Do të na duhej një lojtar si ai që është i lindur për të fituar”- u shpreh Van Persie. /Insajderi.com