Vandalizohet prap ylli i presidentit Donald Trump në “Walk of Fame”

Vandalizohet prap ylli i presidentit Donald Trump në “Walk of Fame”

Në orën 5 e 55 të mëngjesit policia mori një thirrje për vandalizimin e yllit të presidentit Trump.

Sipas TMZ, një burrë i maskuar si personazhi Hulk e kishte shkatërruar yllin me një kazmë dhe kishte arritur të heq tërësisht emrin.

Shkatërrimi vjen disa orë pasi Trump njoftoi në rrjetin social Tëitter se ai dhe zonja e parë ishin infektuar Covid-19. Është e paqartë nëse shkatërrimi i yllit kishte lidhje me diagnozën e re.

Kjo nuk është hera e parë që ndjenja anti-Trump manifestohet mbi yllin e Hollywoodit të presidentit. Ylli është dëmtuar shumë herë që kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa përkrahësit shpesh përpiqen ta pastrojnë atë dhe ta mbrojnë nga dëmtimet.

Dhoma e Tregtisë së Hollyëood-it, e cila administron “Walk of Fame”, tha se çdo yll që vandalizohet zëvendësohet nga Hollywood Historic Trust, grupi jofitimprurës, jopartiak që e menaxhon atë.

“Kur njerëzit janë të zemëruar me një nga të nderuarit tanë, ne do të shpresonim se ata do të projektonin zemërimin e tyre në mënyra më pozitive sesa të vandalizonin një pikë referimi të shtetit të Kalifornisë”, tha Rana Ghadban, zyrtari ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë./Insajderi.com

Donald Trump’s star on the Hollywood Walk of Fame is seen after it was vandalized in Los Angeles, California U.S., October 26, 2016. REUTERS/Mario Anzuoni TPX IMAGES OF THE DAY – RTX2QL52