
Qendër mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane, ka deklaruar se Real Madrid, ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve – Përvojë e cila, do ta ndihmojë në ndeshjen kundër Manchester City.
“Ajo çfarë kemi arritur në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve – është vërtetë shumë speciale” tha Varane, trasnmeton Insajderi.
“Ajo se çfarë duhet të bëjmë, është të arrijmë të përdorim përvojën në favor tonin sepse përvoja e bënë diferencën në këto ndeshje të mëdha” përfundoi francezi, Varane.
Ndeshja e parë u luajt në Santiago Bernabeu dhe Manchester City, arriti që të merrte një fitore të madhe, me rezultat 2 me 1./Insajderi.com.