Varane siguron fitoren e Real Madrid ndaj Huescas

Varane siguron fitoren e Real Madrid ndaj Huescas

Reali i Madridit ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Huescës në transfert, njofton Insajderi.

Shifrat u hapën në minutën e 48-të ku lojtari i Huescas, Galan, kaloi skuadrën e tij në avantazh, pas shtatë minutash saktësisht në minutën e 55′-të Raphael Varane ka rikthyer barashpeshën, goli i fitores dhe i përmbysjes erdhi në minutën e 84-të ku përsëri ishte Varane ai që realizoi, duke qenë heroi i sfidës për skuadrën ‘merengues’.

Me këtë fitore skuadra e Zinedin Zidane pozicionohet në vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve. /Insajderi.com