Varianti Delta i COVID-19 godet Rusinë

Varianti Delta i COVID-19 godet Rusinë

Rusia raportoi numrin e saj më të lartë të përditshëm të vdekjeve që nga dhjetori me 619 persona të raportuar si  të vdekur për shkak të COVID-19,  ndërsa shteti rus po goditet rëndë nga varianti Delta.

132.683  njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, sipas regjistrimit zyrtar rus.

Rusia raportoi 21,665 infeksione të reja të shtunën, gjithashtu një rekord që nga Janari, ndërsa varianti më i transmetueshëm që u shfaq për herë të parë në Indi u përhap në këtë shtet.

Qyteti i dytë më i madh i Rusisë, Shën Petersburg, i cili aktualisht po pret disa ndeshje të Euro 2020, regjistroi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë gjithashtu.

Qyteti raportoi 107 vdekje në 24 orët e fundit, që agjencitë ruse të lajmeve thonë se është numri më i lartë në të gjitha qytetet në të gjithë vendin që nga fillimi i shpërthimit. /Insajderi.com