
India ka raportuar një variant të ri të Coronavirusit ndërsa po lufton me numrin më të lartë një-ditor të infeksioneve dhe vdekjeve të reja këtë vit, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Varianti, i përshkruar nga zyrtarët si një “mutant i dyfishtë”, është gjetur në më shumë se 200 mostra në shtetin perëndimor Maharashtra, i cili është shtëpia e kryeqytetit financiar të Indisë, Mumbai.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se varianti i ri nuk ishte zbuluar në një numër mjaft të madh për ta lidhur atë me rritjen e rasteve në Maharashtra dhe shtete të tjera duke përfshirë Kerala dhe Punjab.
Epidemiologët thanë se termi “mutant i dyfishtë” i referohet një varianti të ri që ka karakteristikat e dy varianteve tashmë të identifikuara. /Insajderi.com