Varianti i virusit shpërthen në Itali veçanërisht tek fëmijët

Varianti i virusit shpërthen në Itali veçanërisht tek fëmijët

Varianti i Coronavirus-it i zbuluar në Britani po mbizotëron mes nxënësve të infektuar të Italisë dhe po ndihmon në nxitjen e një rritje “të fuqishme” në kurbën COVID-19 në vend, tha të martën ministri i shëndetësisë, shkruan AP, transmeton Insajderi.

Roberto Speranza u tha gazetarëve se varianti, i shoqëruar me ritme më të larta transmetimi, ka treguar përhapje “midis grup moshës më të re” të popullsisë.

Në javët e fundit, frekuenca e rasteve të reja midis të rinjve tani ka eklipsuar frekuencën në mesin e popullatës së moshuar, një përmbysje e mënyrës sesi COVID-19 ndikoi tek banorët në muajt e parë të pandemisë.

Italia, një komb me 60 milionë njerëz ku COVID-19 shpërtheu për herë të parë në perëndim në shkurt të vitit 2020, ka regjistruar gati 3 milionë raste të konfirmuara. /Insajderi.com