Varianti ri i COVID-19, udhëtarët që shkojnë në Angli duhet të bëjnë karantinë

Varianti ri i COVID-19, udhëtarët që shkojnë në Angli duhet të bëjnë karantinë

Disa udhëtarë që vijnë në Angli do të duhet të bëjnë karantinë në hotele, për shqetësimet në lidhje me variante të reja Covid, Qeveria pritet të njoftojë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të marrë një vendim pasi të diskutojë propozimet me ministrat e lartë më vonë.

Masat ka të ngjarë të zbatohen për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata me të drejta qëndrimi të përhershme që vijnë nga vendet me rrezik të lartë si Afrika e Jugut.

Shumica e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë tashmë përballen me ndalime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar. /Insajderi.com