
Përfaqësuesja e Kosovës U-19, në konkurencen e femrave nuk po e “njeh” humbjen.
Vashat e reja dardane, kanë mposhtur sot Lihtenshtajnin me rezultat 2-1, më kuadër të kualifikimeve për “Euro 2022”, shkruan Insajderi.com.
Në ndeshjen e zhvilluar në Poreç të Kroacisë, autore e të dyja golave ishte, Fortesa Berisha, e cila e zhvilloi një ndeshje për tu mbajtur mend.

Përfaqësuesja e Kosovës U-19
Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje të zhvilluara dhe një sinjal tjetër që një e ardhme e ndritur po e pret ekipin përfaqësues të Kosovës.
Sfidën e fundit, ato do e zhvillojnë kundër Kroacisë me 25 tetor.
Përveç vendit të parë të grupit, tutje kualifikohet edhe një skuadër e cila gjendet në vendin e dytë dhe qëndron më së miri me pikë ose golaverazh, krahasuar me ekipet tjera që gjenden në të njëjtën pozitë, në grupet përkatese./Insajderi.com