Vatër e re e koronavirusit: Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet

Numri i të infektuarve në Peru po rritet me shpejtësi të madhe këtë javë, në këtë vend janë konfirmuar 20.000 raste, raporton Reuters.

Vatër e re e koronavirusit: Numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet

Me miliona qytetarë të Perusë kanë mbetur pa punë, ndërsa spitalet po luftojnë me përpjekje të mëdha me kushtet e vështira të punës dhe me numrin gjithnjë e më të madh të sëmurëve.

Morgu në çdo spital është përplotë, trupat e viktimave po mbahen nëpër koridore të spitaleve, nuk ka pajisje mbrojtëse të mjaftueshme dhe po shpërthejnë protestat  punëtorëve të pakënaqur mjekësor të cilët po kërkojnë kushte më të sigurta për punë.

Bujqit të cilët e kultivojnë kokën janë ballafaquar me rënie të çmimit deri në 70 për qind dhe planifkiojnë që të kërkojnë nga qeveria t’i blejë tepricat e kokës së papërpunuar./Insajderi.com.