Vatikani i kritikoi për një projekt-ligj kundër homofobisë, kryeministri i Italisë: Jemi shtet sekular

Vatikani i kritikoi për një projekt-ligj kundër homofobisë, kryeministri i Italisë: Jemi shtet sekular

Kryeministri i Italisë Mario Draghi kundërshtoi të mërkurën kritikat e Vatikanit për një projekt-ligj kundër homofobisë, duke theksuar se Italia është “një shtet sekular”.

Teksti mbi “masat për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin dhe dhunën në bazë të seksit, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor dhe paaftësisë” u miratua nga Dhoma e Deputetëve në Nëntor. Tani po debatohet në Senat.

Por, Vatikani ka kundërshtuar e kritikuar diçka të tillë, raporton Euronews, transmeton Insajderi.

Në një fjalim drejtuar senatorëve të mërkurën, Draghi theksoi se Italia është “një shtet laik, jo një shtet konfesional, kështu që Parlamenti është sigurisht i lirë të debatojë dhe të hartojë ligje”.

“Sistemi ynë ligjor përmban të gjitha garancitë për të siguruar që ligjet gjithmonë respektojnë parimet kushtetuese dhe angazhimet ndërkombëtare”, tha ai. /Insajderi.com