Vazhdohen shtesat për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Vazhdohen shtesat për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim që të vazhdojë mbështetjen me shtesa për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se do të ndahen 17 milionë euro, nga programi i rimëkëmbjes ekonomike për këto skema.

“Këtë e bëjmë me synim të krijimit të një shoqërie të barabartë. E konsiderojmë të veçantë ashtu që të paguhen shtesat për periudhën deri në fund të vitit 2021”, u shpreh Murati gjatë mbledhjes.

Po ashtu është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19”, Financim shtesë në mes të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (MFPT)

Qeveria ka votuar pro propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët, të paraparë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Ndër të tjera, është miratuar edhe Strategjia për sundimin e ligjit 2021-2026./Insajderi.com