
Konflikti i filluar ditën e diele të datës 27 shtator, ka marrë jetën e 84 personave, transmeton Insajderi.
Vetëm ditën e hëne, mbetën të vrarë 26 persona, ndërsa numri i civilëve të vrarë në këtë konflikt shkon në 11 persona.
Në zonën e Nagorno – Karabakh, luftimet po zhvillon mes separatistëve armenë e përkrahur nga ushtria armene dhe ushtrisë se rregullt azere, raporton BBC.
Konflikti ka zanafillën në vitin 1923, në kohën kur Lenini ishte në pushtet në Rusi. Zona malore e Krabakhut ishte e populluar me 96% armen, ndërsa rusët ia dhuruan Azerbajxhanit, me qëllim që të dy vendet të kishin konflikt të vazhdueshëm mes tyre.
Në anën tjetër, të dyja vendet e Kaukazit kanë shpallur mobilizimin e përgjithshëm të ushtrisë. Azerët në këtë konflikt mbështetën nga shteti turk, ndërsa armenët kanë mbështetjen ruse në politikën e brendshme, mirëpo që nuk përfshinë ajo mbështetje edhe hapësirën jashtë kufijve të Armenisë. /Insajderi.com