Vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, nga luftimet në Ganja nëntë civilë humbin jetën

Vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, nga luftimet në Ganja nëntë civilë humbin jetën

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi se qeveria armene është përgjegjëse për sulmin në Ganja dhe paralajmëroi përgjigje nga vendi i tij, transmeton Insajderi.

Duke e cilësuar sulmin si “krim lufte”, Aliyev deklaroi se Armenia shkeli publikisht Konventat e Gjenevës, kështu u deklarua në një shkrim në Twitter, presidentu azer, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmi është një tjetër manifestim i fashizmit armen dhe mosrespektim i negociatave të zhvilluara nën ndërmjetësimin e Rusisë. Këto sulme të neveritshme nuk mund të thyejnë kurrë vullnetin e popullit azerbajxhanas”, tha Aliyev.

Tutje vazhdon shkrimin e tij presidenti, duke thënë “kryesia ushtarake dhe politike e Armenisë është përgjegjëse për të gjitha këto krime. Azerbajxhani do të japë përgjigjen e nevojshme për të gjitha këto”.

Ndryshe, Armenia sot sulmoi me raketa qytetin azerbajxhanas Ganja, duke shkaktuar 9 të vdekur dhe 34 të plagosur, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i përkohshëm që hyri në fuqi më 10 tetor.

Armenia dhe Azerbajxhani në një takim në Moskë ranë dakord që nga 10 tetori në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve. /Insajderi.com