Vazhdojnë problemet për Nuhiun

Vazhdojnë problemet për Nuhiun

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu është lënë sërish në bankën rezervë për ndeshjen e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Cardiff Cityt.

Trajneri portugez i skuadrës së Wednesdayt, Carlos Carvalho nuk ka preferuar ta hedh në fushë futbollistin kosovar as në xhiron e tetë të kategorisë së dytë angleze, Championship.

Në shtatë ndeshjet e para të Sheffield Wednesdayt për këtë stinor, Nuhiu ka luajtur vetëm 1 minutë lojë si zëvendësues në takimin Fulhamit që skuadra e tij e kishte fituar me rezultat 1-0. Kosovari ihste inkuadruar në minutën e fundit.

Pavarësisht formës së dobët në klub, Atdhe Nuhiu ka gjetur shpeshherë vend në formacionin e Kosovës që udhëhiqet nga Albert Bunjaki.

Nuhiu luajti 90 minuta në ndeshjen e humbur të Kosovës ndaj Finlandës në Shkodër. /Insajderi.com