Vazhdojnë protestat anti-raciste në SHBA, dy persona tjerë vriten

Vazhdojnë protestat anti-raciste në SHBA, dy persona tjerë vriten

Dy persona janë vrarë dhe një është plagosur gjatë një nate të tretë trazirash në qytetin amerikan të Kenosha, të ndezur nga policia duke qëlluar një njeri të zi.

Policia tha se tre persona ishin qëlluar, por nuk dha detaje se kush ishte i përfshirë.

Raportet e mediave lokale më herët thanë se dhuna besohej të ishte buruar nga një konflikt midis protestuesve dhe burrave të armatosur që ruanin një pikë karburanti, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Trazirat shpërthyen pasi Jacob Blake u qëllua dhe u plagos nga policia të dielën.

Pamjet video treguan se 29-vjeçari ishte qëlluar disa herë teksa ishte mbështetur në një makinë. Avokatët e tij thanë se do të duhej “një mrekulli” që ai të eci përsëri.

Që nga ajo kohë njerëzit kanë kundërshtuar oraret e urgjencës në qytet për t’u bashkuar me protestat, të cilat nganjëherë janë bërë të dhunshme. /Insajderi.com.