Vazhdojnë protestat kundër Natanyahut

Vazhdojnë protestat kundër Natanyahut

Tashmë në muajin shtatë, në qytete të ndryshme të Izraelit kanë vazhduar protestat javore të organizuara kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Insajderi.

Sipas transmetuesit publik KAN, rreth një mijë demonstrues u mblodhën përpara rezidencës së kryeministrit në Kudsin Perëndimor për të protestuar kundër Netanyahut, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Yediot Ahronot” raportoi se protestuesit janë shprehur se politika e qeverisë në luftën e saj kundër COVID-19 ka qenë e gabuar dhe kanë bërë thirrje që Netanyahu të gjykohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Protesta të ngjashme u mbajtën në Tel Aviv dhe qytetin veriore Caesarea.

Në protestat që organizohen çdo javë dhe ndonjëherë edhe dy herë brenda javës, që kanë vazhduar për rreth shtatë muaj, demonstruesit pohojnë se qeveria ka dështuar në luftën kundër COVID-19, ndërsa kërkojne që kryeministri Netanyahu, i akuzuar për korrupsion, të gjykohet menjëherë. /Insajderi.com