
Ditën e mërkurë, 23 shtator, presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, u betua për herë të gjashtë si president i vendit.
Gjatë pasdites së mërkurë, rreth 5.000 persona janë mbledhur në qendër të Minskut, për të kundërshtuar rizgjedhjen e Lukashenkos për herën e gjashtë si president i vendit, raporton televizioni Current Time, transmeton Insajderi.
Inaugurimi i Lukashenkos është pritur me kritika nga ana e opozitës, të cilët refuzojnë të pranojnë rezultatin e nëntë gushtit, ku Lukashenko nga ana e vet thotë t’i ketë fituar 80% të mbështetjes në zgjedhje.
Ndaj protestuesve, zyrtarët policorë, kanë hedhur topa uji, ndërsa protestuesit pa pushim kërkonin dorëheqjen e tij nga posti i presidentit. /Insajderi.com