 
                    Qeveria e Kinës ka dënuar dorëheqjen masive të shumicës së opozitës së Hong Kongut si një “farsë” dhe një “sfidë e hapur” ndaj autoritetit të saj.
Të mërkurën, 15 anëtarë të opozitës njoftuan dorëheqjen e tyre në shenjë solidariteti me katër kolegë ligjvënës të cilët ishin shkarkuar.
Pekini tha se të katër u gjykuan si një kërcënim për sigurinë kombëtare, raporton BBC.
Por shumë e shohin atë si kufizim të mëtejshëm të të drejtave të Hong Kongut, përfshirë lirinë e fjalës, të cilën Pekini e mohon.
“Nëse këta ligjvënës shpresojnë të përdorin dorëheqjen e tyre për të provokuar kundërshtim radikal dhe për të lypur ndërhyrje të huaja, ata kanë llogaritur keq,” tha një zëdhënës. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          