
Forma e lartë e tyre po vazhdon.
Miami Heat ka shënuar fitore me rezultat 115-91 kundër Atlanta Hawks.
Miami ishte favorit në letër dhe kjo u pa edhe në parket – ku ishin superior.
Skuadra vendase nuk e vuri në dyshim për asnjë moment epitetin e fituesit.
Basketbollisti më i dalluar në parket ishte Tyler Herro, i cili realizoi 21 pikë, asistoi 11-të herë dhe bëri nëntë kërcime.
Në anën tjetër, te Hawks – statistikat më të mira i pati John Collins.
Ai realizoi 16-të pikë, bëri dy asistime dhe bëri 11-të kërcime.
Pas kësaj fitore, Heat gjendet në vendin e tretë të Konferencës Lindore. Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 26 fitore, kurse ka pësuar humbje 15-të herë.
Ndërsa, formë katastrofale po kalojnë Hakws, të cilët gjendetn në vendin e 12-të.
Në takimet tjera u zhvilluan këto rezultate:
Hornets 109 – 98 76ers.
Celtics 119 – 100 Pacers.
Magic 106 – Wizards 112.
Heat 115 – Hawks 91.
Mavericks 85 – 108 Knicks.
Rocekts 128 – 124 Spurs.
Cavaliers 111-91 Jazz.
Nets 138 – 112 Bulls. / Insajderi.com

Tabela në Konferencën Lindore