Vazhdon konflikti Turqi – Greqi për ishujt e Egjeut

Vazhdon konflikti Turqi – Greqi për ishujt e Egjeut

Në prag të skadimit të “Marrëveshjes së Lozanës”, Turqia ka filluar të intensifikojë sulmet për Ishujt e Egjeut lindor, njofton Insajderi.

Mediat në Turqi shkruajnë se shteti turk  ka hapur “Kartën e Lozanës”, duke i kërkuar Greqisë të demilitarizojë ishujt përballë brigjeve turke.

Fokusi turk është te dy ishujt, Kastelorizos dhe Chios. Në media turke thuhet se gjeneralët grekë vizituan bazën ushtarake të Chios, edhe pse marrëveshja e Lozanës parasheh që ishujt tjerë afër brigjeve turke së bashku me këtë ishull, duhet të janë të demilitarizuar.

Më pas vazhdojnë mediat turke, duke iu referuar autoriteteve ushtarake, nuk përjashtohet mundësia e rrethimit të ishujve për të detyruar palën greke t’i demilitarizojë ishujt e Egjeut lindor. /Insajderi.com