Polemikë mes Interit dhe Martin Schoots, menaxherin e Christian Eriksenit. Agjenti ka prezantuar në fakt apel në Kolegjin e Garancisë së Sportit (gjykata e gradës së fundit sportive) kundër klubit ‘zikaltër’, njofton Insajderi.
Pavarësisht se në komunikatën e shpërndarë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Italian nuk janë bërë të ditura arsyet, në qendër të gjithçkaje mendohet të jenë çështje ekonomike të lidhura me komisione ende të papaguara nga klubi (rreth gjashtë milionë euro).
Në letrën zyrtare lexohet që “Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një shembull arbitrazhi, neni 22 paragrafi 2 i Rregullores së Menaxherëve Sportivë të Komitetit, nga menaxheri sportiv Martin Shuts kundër FC Internazionale Milano S.p.A, në virtyt të kontratës së 27 janarit 2020”. /Insajderi.com